Sinoptikania: Nesër mbërrin i ftohti polar. Temperaturat shkojnë në -6 gradë celcius

Sipas sinoptikanes së Meteoalb, Lajda Porja, cikloni që ka përfshirë Shqipërinë ka sjellë reshje të konsiderueshme në të gjithë territorin. Problematike situata është paraqitur në veri, veri-perëndim ku reshjet kanë regjistruar edhe 90mm.

Nesër parashikohet dobësim i ndjeshëm i reshjeve duke bërë që reshjet të jetë të pakta, dhe kryesisht në jug të vendit.Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të ketë edhe reshje bore, si pasojë e ndikimit të temperaturave polare. Kështu do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që minimalet të zbresin në -6 gradë celcius në zonat malore. Era do të jetë problematike deri në 70km/h duke sjellë probleme në brigjet detare.

Porja tha se dhjetori, muaji i festave, do të shoqërohet kryesisht me reshje shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?