Sulmi ndaj qendrave tregtare, GENER 2: Të respektohet protesta paqësore, shteti të garantojë sigurinë e punonjësve dhe bizneseve
Shoqëria GENER 2 ka reaguar ndaj pasojave që po lë protesta studentore ndaj bizneseve dhe qendrave tregtare në vend. Duke shprehur shqetësim për sigurinë e qytetarëve, punonjësve dhe bizneseve, ajo u kërkon institucioneve të reagojnë me maturi, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore.
Reagimi i plotë:
Në krye të këtij reagimi, shoqëria GENER 2 thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore si pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike. Si e tillë, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të shoqërohet me respektimin e sigurisë së qytetarëve, punonjësve, pronës publike dhe asaj private.
Në dritën e zhvillimeve të fundit, Gener 2 shpreh shqetësimin për sigurinë dhe vijimësinë e aktivitetit të bizneseve, duke sjellë drejtëpërdrejtë pasoja për mijëra punonjës, familjet e tyre, klientët dhe partnerët e aktivitetit ekonomik. Si një shoqëri që në të shkuarën e në të sotmen, ka pësuar dëme nga akte vandalizmi, e konsiderojmë të domosdoshme marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e situatave që po rrezikojnë njerëzit dhe pronën.
I bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese të veprojnë pa vonesë, me përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe maturi, në përputhje me ligjin dhe me respekt të plotë për të drejtat e qytetarëve. GENER 2 mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si punëdhënës për mbrojtjen e punonjësve dhe si investitor për përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve e partnerëve, ku njëjtë siç presim që institucionet përgjegjëse të garantojnë kushtet e sigurisë për vijimin e aktivitetit, ashtu edhe që e drejta për protestë paqësore të respektohet plotësisht.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10130

