Situata politike në vend, ambasadori i Hungarisë: Nuk ndërhyjmë

Ambasadori hungarez, Lorant Balla ka ndërmarrë ditën e sotme një takim me Kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Pas takimit, i pyetur nga mediat për situatën politike në vend, Balla është përgjigjur se e kishte të pamundur të jepte një koment në lidhje me këtë çështje, pasi që Hungaria ka një qeveri e cila nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera.

Takimi i Ballës në Korçë me strukturat e Bashkisë, vjen pas protestave të zhvilluara nga banorët dhe insistimeve të Kreut të Bashkisë, Filo kundër krijimit të TEC-it në këtë qytet, për shkak të rrezikshmërisë ambjentale që ai sjell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?