Situatë kritike në fshatin “Fitore”, gazetari raporton i zhytur në ujë (VIDEO)
Dalja e Vjosës nga shtrati dhe çarja e argjinaturave kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe në fshatin Fitore të Vlorës, atje ku raportohet të jenë përmbytur të paktën 50 banesa deri tani.
Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se uji në këtë fshat i kalon 1 metër, e për të vërtetuar këtë ka raportuar i zhytur në ujë nga oborri i një banese.
Kjo është hera e dytë që banorët e fshatit Fitore përmbyten, pas asaj të vitit 2015-të.
“Banorët kanë humbur çdo gjë. Kanë mundur të shpëtojnë falë kateve të dyta të banesave, pasi katet e para janë nën ujë, siç mund ta shikoni”,- thotë Mehmeti për BalkanWeb.







