S’ka duhan në ambiente të mbylluara, ja gjobat e rënda

Të gjithë e kanë shkelur ligjin kundër duhanpirjes në ambiente të mbyllura, por s’do të ndodhë më. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dje në një takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.) ka theksuar se do të ketë “zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.

Lufta kundër duhanpirjes në ambientet publike tashmë po intensifikohet nëpërmjet kontrolleve të rrepta. Kujtojmë se ky ligj hyri në fuqi në vitin 2014 dhe gjoba nëse konsumon duhan në ambiente të mbyllura është 50 mijë lekë të reja.

Ligji parashikon që pronari apo administratori i ambjenteve ku ndalohet konsumimi i duhanit është personi përgjegjës për vendosjen e tabelave të dukshme, të cilat tregojnë se pirja e duhanit është e ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkelja e këtij ligji të ri, parashikon dënimin me 300.000 lekë ndaj subjektit të tatueshëm dhe 500.000 lekë gjobë ndaj administratorit, apo personit të caktuar si përgjegjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?