S’ka më makina, qytetarët lëvizin me gomone në autostradë (Video)
Përmbytjet e shumta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, duket se sa vijnë e po përkeqësohen.
Në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit, uji ka arritur në nivele të larta, duke bërë që një person të zgjedhë gomonen si mjetin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë familjarëve që janë bllokuar nga uji.
Pamjet në videon e mëposhtme e tregojnë qartazi situatën në të cilën ndodhet autostrada.
Nga ana tjetër shumë zona të Tiranës dhe sidomos në rrethe kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq./opinion.al

