Skandal në Kavajë. 2 të arrestuar me kokainë në makinën e kreut të PS

Dy persona të kërkuar për trafik droge janë arrestuar sot në Kavajë. Arrestimi i tyre ka ndodhur në bazë të një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale të Tiranës.

Të arrestuarit janë Ramadan (Rem) Shabani 28 vjeç dhe Enred Duka 28 vjeç, të dy nga Kavaja.

Mësohet se në momentin e arrestimit, dy personat kanë qenë në makinën e kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja. Në momentin e arrestimit, makina e Gentian Dajes, “Audi” me targa AA 202 NO drejtohet nga Shabani i cili është mik i ngushtë i kryesocialistit të Kavajës. Dyshohet se të arrestuarve u është gjetur edhe drogë, e tipit kokainë, në momentin e prangosjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shabani dhe Duka kanë edhe masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Kavajës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?