Skandali/ “Martohu pas fushate”, ministri i Shëndetësisë i përgjigjet infermieres që s’merr dot leje

Në media u publikua dje shqetësimi i një infermiereje e cila nuk merrte dot 5 ditë leje që i takojnë me ligj në rast martese. Kjo sipas saj, vinte për shkak të urdhrit të ministrit të ri, i cili nuk lejonte leje gjatë fushatës. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga ministri teknik i PD-së, Arben Beqiraj, ka reaguar në lidhje me këtë rast.

“Pushimet vjetore si dhe periudha e pushimeve vjetore janë të parashikuara në Kodin e Punës dhe specifikohen në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 511, datë 24/ 10/ 2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”. Urdhri Nr. 277 datë 01.06.2017 që pezullon LEJET VJETORE për periudhën 01.06.2017 -25 .06.2017, i nxjerrë në zbatim të këtyre akteve ligjore dhe nënligjore i referohet vetëm pushimeve vjetore të paplanifikuara dhe në asnjë rast nuk citon kufizime apo ndalime për pushimet e tjera të paguara, të planifikuara për punonjësit, siç është dhe rasti në fjalë i infermieres.

Kështu që, kushdo që ka kërkuar leje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për arsye të veçanta që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale nuk i është mohuar nga ana jonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumturie Hasa ka deklaruar dje për Top Channel se martohet këtë javë, por drejtoresha nuk e firmoste lejen duke e justifikuar me një urdhër të ministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?