Kush po i mbyll profilet e protestuesve? Rama-Demokratëve Evropianë: S’kemi asnjë lidhje, turp për propagandën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ardhura nga Demokratët Europianë, që e lidhin qeverinë me kufizimin apo çaktivizimin e llogarive në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si propagandë të ulët dhe përpjekje për të ringjallur një lëvizje që, sipas tij, ka humbur mbështetjen.

Në një reagim të drejtpërdrejtë në X, Rama u përgjigjet atyre që publikojnë materiale që sipas tij synojnë të krijojnë një perceptim të rremë ndaj tij dhe qeverisë. Rama hedh dyshime mbi burimet që qëndrojnë pas kësaj fushate, duke e lidhur atë me persona dhe struktura që sipas tij kanë mbështetur të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo” dhe kanë kontribuar në tensionet e krijuara në Ceuta.

Demokratët Evropianë (PDE/EDP), të cilët kërkuan shpjegime për mbylljen ose kufizimin e rreth 200 profileve në Instagram të lidhura me aktivistë dhe protestues në Shqipëri. Ata kërkuan përgjigje nga qeveria shqiptare, duke theksuar se liria e shprehjes dhe mospajtimi politik janë të drejta themelore demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një insinuatë vizuale kaq të turpshme?

Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe të turpërimit nga kundërshtarët e mi për aq kohë sa jam në politikë. Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që hiqen si demokratë europianë, është vërtet për të ardhur keq.

Po sikur e gjithë kjo farsë të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që ushqyen të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, shumë prej të cilave ushqyen gjithashtu kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: për t’i dhënë sërish jetë një “revolucioni” që tashmë është shfryrë. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por, me sa duket, jo për këta demokratë vetëm në emër.

Prandaj, më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi të bëjmë aspak me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale dhe as nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të këtij lloji.

Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzira të tilla.

Kurse kujtdo që flet shqip dhe shpërndan nëpër kanalet sociale dozën e helmit të radhës, kësaj radhe për këtë censurën e sofistikuar të profileve, i them se në qoftë e vërtetë kjo punë, jo vetëm regjimi im diktatorial që nuk ka ndaluar asnjë lloj proteste dhe ka përballuar me buzëqeshje tërë lumenjtë e sharjeve me libër shtëpie poshtë dritares, s’ka asnjë lidhje në këtë mes, por për më tepër, as ky shtet dhe as shumica dërmuese e shteteve të këtij planeti, nuk kanë asnjë kapacitet që ta bëjnë një gjë të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?