Sondazhi i Ora News për zgjedhjet: PS parti e parë, LSI dyfishon rezultatin

Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, asnjë nga partitë kryesore nuk do të merrte dot shumicën për të qeverisur e vetme.

Në rang kombëtar PS merr me shumë vota, 43 përqind, por e përkthyer në mandate PS është lart 71 deputetëve që pretendon. LSI ka një rritje të konsiderueshme në rang kombëtar duka arritur në 12 përqind. Ndërsa Partia Demokratike në zgjedhje parashikohet të marrë 36 për qind.

Ky është rezultati i sondazhit të kompanisë italiane IPR Marketing, e cila ka prezantuar në Ora News sondazhin e parë për këtë fushatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më interesant është sondazhi për Qarkun Tiranë. Nga ky sondazh rezulton se PS merr më pak mandate deputetësh sesa viti 2013. LSI dyfishon rezultatin e vitit 2013. Ndërsa surpriza e Tiranës është partia LIBRA e Ben Blushi. Sipas sondazhit, LIBRA merr 2 deputetë në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konkretisht në Tiranë, nëse zgjedhjet zhvillohen sot, PS do të merrte 41 % të votave, PD 33 %, LSI, 14 %, LIBRA 6 %. E përkthyer në mandate, PS 15 mandate,PD 12 mandate. LSI ka dyfishim të votave në krahasim e vitit 2013. Me 14 për qind të votave në Tiranë, LSI merr 5 mandare deputetësh. Libra merr 2 mandate.

SONDAZHI KOMBËTAR

PS: 43 %, PD 36 %, LSI 12 %, LIBRA 2.3 %

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kkkUVSsfNqo” width=”560″ height=”315″]

Të dhënat e sondazhit janë publikuar sot nga televizioni “Ora News”. Ky është sondazhi i parë për zgjedhjet e 25 qershorit. Sondazhi është kryer nga kompania italiane “IPR Marketing”. Sondazhi është bërë në 2000 të anketuar në gjithë vendin dhe 1 mijë në Qarkun e Tirës.

Drejtuesit e sondazhit thanë se për hartimin e tij është zbatuar metodologjia më moderne duke synuar të japë një pamje të saktë të elektoratit.

Ndërkohë 40.3% e të anketuarve të sondazhit të zhvilluar nga Ora News dhe ‘IPR Marketing” përgjigjen pozitivisht mbi punën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama në këto 4 vite.

Në pyetjen: “Si e vlerëson punën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama në këto katër vjet?”, ka mbizotëruar përgjigja pozitive.

Mes 2002 të pyeturve në rang kombëtar, 33.3% janë përgjigjur negativisht, ndërsa23.1% kanë zgjedhur pikën “As ashtu, as kështu”, dhe vetëm 3.3% janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Në sondazh dallon përgjigja e kategorisë së njerëzve që nuk votojnë as PS,PD dhe LSI, dhe atyre që janë shprehur se nuk votojnë.

Vetëm 8.7% e të anketuarve që nuk votojnë 3 partitë e mëdha i kanë dhënë përgjigjepozivite qeverisjes së Ramës.

Gjithashtu edhe të pavendosurit anonjnë më shumë tek përgjigja negavite (31.5% e cilësojnë negative punën e qeverisë Rama 4 vitet e fundit).

Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%.

Antonio Noto i ‘IPR Marketing’, në një lidhje me ‘Skype’ nga Italia tha për ‘Tonight Ilva Tare’ se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%

Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.

Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%

http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-dhe-ipr-marketing-neser-sondazhi-i-pare-per-25-qershorin/

Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit

Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Rezultatet vinë nga sondazhi i parë i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing.

Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Surprizë është LIBRA. Partia e re ka krijuar elektorat me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%

http://www.oranews.tv/vendi/sondazhi-ps-fiton-zgjedhjet-ne-tirane-pd-e-dyta-lsi-e-treta/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?