Sot 36 gradë, por në fundjavë ndryshon kah! Parashikimi për pjesën tjetër të korrikut

Dita e sotme do të shënojë ditën më të nxehtë të kësaj jave, ku temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë në ultësirën perëndimore të vendit e mbi 33 gradë në zonat malore. Sipas Meteoalb, në fundjavë temperaturat do të pësojnë rënie si pasojë e masave ajrore nga Evropa Veriore, ku temperaturat nuk do t’i kalojnë 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik.

Parashikimi: 

MOTI ne fundjavë & java e dytë e korrikut: Sot vijon dominimi i motit të kthjellët me vranësira gjatë pasdites në ekstremet Veri-Verilindje ku shfaqet mundësia për shira të izoluar. Të shtunën dhe të dielën, bregdeti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme pasditen e së dielës, kryesisht në Veriperëndim. Ndërsa zonat e ulëta por kryesisht ato malore, gjatë të dy pasditeve të fundjavës do të kenë vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm të cilët pasditen e së shtunës fokusohen kryesisht në Veri – Verilindje por pasditen e së dielës, zhvendosen kryesisht në Juglindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

TABLOJA TERMIKE: Sot pritet që temperaturat të ngjitën maksimalisht në 36°C në disa qytete të Ultësirës Perëndimore shqiptare, po ashtu në zonat malore priten temperatura mbi 33°C. Fundjava sjell freskim të ndjeshëm të motit si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Evropa Veriore duke bërë që maksimumi termik në territor të ulet në 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik. Në të njëjtat vlera termike Shqipëria vijon pjesën e parë të javës që vjen por sërish pas të enjtes pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke kulmuar fundjavën tjetër në vlera maksimale mbi 34°C. Për sa i përket prezencës së shirave në javën e dytë të korrikut, do të jenë prezente gjatë pasditeve në formën e rrebesheve të shkurtra kryesisht në Veri dhe zonat Lindore por shumë pak rrezikohen zonat Qendrore ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?