Sot në mbrëmje afati i fundit i aplikimit për kreditë e buta

Të enjten në mbrëmje mbyllet afati për aplikimet e qytetarëve për kredi të butë. Bashkia e Tiranës bën me dije se ditët e fundit ka një fluks aplikimesh, duke detyruar këtë institucion të punojë me orare të zgjatura. Nënkryetarja e Bashkisë Brunilda Paskali shprehet se lista e përfituesve pritet të miratohet brenda muajit qershor në Këshill Bashkiak.

E enjta është dita e fundit e aplikimeve të qytetarëve për kredi të buta. Pikërisht në mbyllje të afateve fluksi i personave që paraqesin kërkesa për të përfituar në Tiranë ka një rritje te ndjeshme. Nënkryetarja e bashkisë Brunida Paskali thotë se duke nisur nga kjo situatë edhe stafi ka punuar me orare të zgjatura për të mos përjashtuar askënd nga kjo mundësi.

Paskali: Ata qytetarë që kanë mundur të përgatisin dokumentacionin dhe të gjithë letrat e nevojshme që duhen për të aplikuar shpresoj që do të arrijnë dhe do ti mbyllin. Kemi pasur një fluks të madh, sepse shpesh herë ndodh që në Shqipëri i lemë gjerat për ditën e fundit. Është punuar 10 ditët e fundit me orare të zgjatura në sportelet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i aplikimeve është  rreth 2000 veta, teksa për përfituesit do të jepet një fond prej 60 milionë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paskali: Ndoshta 2 mijë aplikime që janë për tu parë. Ky është hapi i parë, bashkia do të bëjë studimin e dokumentacionit me një komision.

Paskali beson se brenda muajit qershor lista e të përzgjedhurve do të kalojë në këshillin bashkiak për miratim.

Paskali:  Ne shpresojmë që brenda muajit të shikojmë të gjithë materialin

Në vitin 2013 programi i kredive të buta me qëllim strehimin u ndërpre, për shkak të abuzimeve të hasura më parë. Pas verifikimeve të bëra, ky është  viti i parë i rikthimit të aplikimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?