Spaho thirrje Ruçit: Debati nuk bëhet me bedel, sillni mender kryeministrin
Ndërkohë që ministrja Kumbaro argumentoi pse duhet të shembet teatri dhe pse do të ndërtohet një i ri pa cenuar truallin e ekzistuesit, deputeti i PD në emër të opozitës i kërkoi kreu të kuvendit të ndërpresë seancën dhe të thërrasë Ramën të jetë në Kuvend.
“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu”- tha Spaho.
Pas sqarimit të Ruçit për mungesën e Ramës dhe se gjithë pyetjeve i ka dhënë përgjigje ministrja e Kulturës, Kumbaro, ka reaguar sërish Spaho:
“Thirreni burracakun që nuk pati kurajën të firmoste vendimin e KM, ia lë zevendëses, sa kohë i ka hyrë detit në këmbë të ketë kurajën e të vijë këtu, të përgjigjet e të japë gjithë shpjegimet e nevojshme, me korrierë e me bedele nuk bëhet kjo punë.

