Spitali për vdekjen e 25-vjeçares: Pësoi komplikacion, presim ekspertizën

Pas vdekjes së 25-vjeçares në Maternitetin e Elbasanit ka reaguar shërbimi spitalor i Elbasanit. Teksa i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, mjekët bëjnë me dije se e reja kishte pësuar komplikacion por ndonëse ata i kishin dhënë shërbimin e nevojshëm, e reja nuk kishte mundur të mbijetonte. Familjarët e 25-vjeçares, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardiolog ka mbërritur me vonesë.

Reagimi i plotë

Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Swiss Digital Mobile Reklama

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së 25 vjeçares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?