Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:21 Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027 Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Mjedisit parashikon 3,23 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliard lekë janë planifikuar për investime. Ministri i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Strategjia për Diasporën, lehtësi fiskale dhe sportel për investitorët

Aktualitet E hënë, 6 Korrik 2026 17:49
Strategjia për Diasporën, lehtësi fiskale dhe sportel për investitorët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026-2030, një dokument që synon forcimin e lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe rritjen e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Strategjia e konsideron diasporën një partner strategjik, duke synuar që kontributi i saj të mos kufizohet vetëm te remitancat, por të shtrihet edhe në investime, sipërmarrje, transferim njohurish dhe ekspertize, si dhe pjesëmarrje më të gjerë në jetën publike. Një nga shtyllat kryesore të dokumentit është krijimi i një mjedisi më të favorshëm për investimet e diasporës, përmes lehtësive fiskale, partneriteteve publik-privat dhe mekanizmave të rinj mbështetës.

Sipas planit të veprimit, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera përgjegjëse, do të hartojë një paketë fiskale të dedikuar për diasporën, e cila do të përfshijë ulje tatimore dhe stimuj për investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë. Për investimet në sektorë strategjikë parashikohet edhe aplikimi i normave preferenciale të tatimit mbi fitimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dokumenti parashikon gjithashtu ngritjen e një “one-stop-shop”, ose sporteli të vetëm për investitorët e diasporës, ku ata do të marrin informacion dhe asistencë për regjistrimin e biznesit, aplikimin për leje e licensa, procedurat fiskale dhe shërbime të tjera administrative. Në fokus të strategjisë është edhe nxitja e sipërmarrjes dhe inovacionit, përmes skemave të granteve për startup-et e krijuara nga diaspora, si dhe mbështetjes për inkubatorët dhe akseleratorët e biznesit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dokumenti synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve publike, universiteteve, sektorit privat dhe organizatave të diasporës për transferimin e njohurive, teknologjisë dhe ekspertizës profesionale. Një tjetër element i rëndësishëm është krijimi dhe përditësimi i Regjistrit të Diasporës, si dhe ngritja e databazave të profesionistëve, sipërmarrësve dhe organizatave shqiptare jashtë vendit, me synim ndërtimin e një rrjeti të strukturuar bashkëpunimi me institucionet shtetërore.

Mund t'ju interesojë

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 7 minutash
Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 53 minutash
Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Parallo...

Para 1 ore

Për zbatimin e Planit të Veprimit 2026–2028 është parashikuar një fond prej rreth 1,853 miliardë lekësh, ose 19,3 milionë euro, financim që do të mbulohet nga buxheti i shtetit, partnerët ndërkombëtarë dhe burime të tjera financiare. Zbatimi i strategjisë do të monitorohet përmes treguesve të performancës dhe raporteve periodike të institucioneve përgjegjëse.

Etiketat e lidhura

fiskale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Para 7 minutash

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 16 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 49 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 53 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.