Studentët e Mjekësisë në protestë por sot kanë një kod të veçantë
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 12:18
Studentët e Universitetit të Mjekësisë, janë bërë sërish sot pjesë e protestës masive para godinës së Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga studentët e tjerë, ata sot bien në sy për shkak se në shenjë proteste dhe revolte ata kanë marshuar veshur me bluzën e bardhë të mjekut. Në foto duket qartë se studentët po marshojnë drejt godinës së ministrisë, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të të rinjve që sot janë me mijëra.


