Studentja tenton vetëvrasjen në Qytetin Studenti. Shoqja: Pamë tmerr me sy

Mbrëmjen e djeshme një studente që banon në Qytetin Studenti në Tiranë ka tentuar të vrasë veten. Sipas raportuesve për JOQ.al, ngjarja ka ndodhur në Godinën 9-10 në “Qytetin Studenti” dhe arsyeja ende nuk dihet.

Një dëshmitare ka rrëfyer momentet e tmerrit por mesazhi i saj është edhe më i fortë. Ajo zbulon se puna e punonjësve social dhe kujdestarë të konviktit, nuk shihet fare. Sipas saj, ata rrinë në kafe dhe nuk merren me problemet e vajzave.

Por akuza e saj më e fortë është ajo që psikologia, rri në zyrë pasi “përton” të ngjitet në katet e sipërm të konviktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam nje studente e cila jetoj ne konviktin 9-10 ,qyteti i studentit. Tani sapo pame tmerr me sy. Nje studente tentoi te vrase veten dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh ne kete godine. Cdo vit eshte e njejta situate dhe puna e pononjeses sociale dhe e kujdestareve te konviktit nuk shikohet fare. Tere kohen u pelqejne te pine kafe edhe te meren me fjale. Nuk ngjiten nje here ne katet e konviktit per tu perballur me problemet e vajzave. Edhe psikologia kur vjen rrin ulur ne zyren e kujdestares se perton te meret me punet qe u takon. Ju lutemi beni dicka. Shpresojme te na ndihmoni se jemi edhe sezon provimesh e nuk duam te na shtohen keto raste”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?