Subvencionimi i bujqësisë, Duka: Sa 1 km rrugë me standardet e “Rilindjes”
Opozita e bashkuar, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi.
Në fjalën e tij, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u ndal tek subvencionet në bujqësi. ”Gjithë bota e subvencionon bujqësinë, kurse tek ne subvencionimi është vetëm 20 milionë euro. Një fond i pamjaftueshëm që s’pasqyron rritje. Kjo shifër është 1 km rrugë me koston e ”Rilindjes”, thotë Duka.
”Mëkat i madh që bujqësia subvencionohet me 1 km rrugë. Mendoni se në zonat rurale jetojnë 460 mijë familje fermere. Nëse ne pjesëtojmë shifrën me numrin e familjeve fermere, na del 45 euro për familje. Mendoni nëse disbursohen plotësisht, kur ato disbursohen vetëm 5-10 %. Mendoni çfarë suvencionimi i bëhet bujqësisë. Subvencionime që sipas statistikave janë 10 herë më të ulëta sesa në Kosovë dhe 12 herë më të ulëta sesa në Maqedoni”, tha më tej ai.

