”Suedia e do Shqipërinë në BE”, deputeti tregon kushtet: Të përmirësohet jeta e qytetarit të thjeshtë

Arbër Gashi, deputet në Parlamentin e Suedisë, thotë se vendi ku ai jeton, dëshiron ta shohë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por duhet të bëhen hapa të mëtejshme sa i përket luftës kundër korrupsionit, lirisë së medias dhe ndërtimit të institucioneve të besueshme dhe solide.

”Suedia ka qenë falenderuese ndaj mbështetjes së Shqipërisë në përpjekjen për t’u bërë pjesë e NATO-s. Se shpesh i harrojmë këto gjëra. Anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk ka qenë aspak i lehtë. Ka patur momente kritike mes Turqisë, Suedisë dhe Hungarisë.

Shqipëria ka qenë shumë e saktë dhe kjo gjë është vlerësuar. Qëndrimi i shtetit suedez është i qartë: duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Europian, por duhet të bëhen hapa të mëtejshme sa i përket luftës kundër korrupsionit, lirisë së medias dhe ndërtimit të institucioneve të besueshme dhe solide.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëkohësisht, dhe kjo është kërkesë e partisë sime, që të rritet niveli i standardit të jetës së punëtorit të thjeshtë. Po shikoj rritje të pabarazisë, jo vetëm në Shqipëri, dhe kjo duhet adresuar. Nëse jeta e përditshme e një qytetari të thjeshtë në Shqipëri nuk përmirësohet, çfarë na duhet Bashkimi Europian? Këto janë tema që adresohen vazhdimisht”,-tha Gashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?