Takimi i veçantë i Luan Ramës (FOTO)
Zëvëndëskryetari i LSI-së, Luan Rama gjendet në Kinë për të marrë pjesë në Konferencën “PKK në dialog me partitë politike nga bota”,-zhvilloi sot një takim me studentë e pedagogë në departamentin e gjuhës shqipe në Universitetin e gjuhëve të huaja të Pekinit.
Gjatë bisedës me studentët që kanë zgjedhur të studiojnë për gjuhën shqip dhe me pedagogët e tyre, Luan Rama vlerësoi punën shumë të mirë që bëjnë dhe e çmoi këtë si një akt e mesazh miqësie të Kinës për Shqipërinë.
”Jo vetëm unë, por çdo kush që flet shqip do të ndjehej krenarë po te ishte sot këtu mes jush e të dëgjonte se sa bukur e flisni gjuhën shqipe dhe me sa pasion e këmbëngulje punoni për mësimin dhe studimin e saj si një kontribut për studimet albanologjike”,-tha Rama.


