Takimi me minstrat dhe drejtuesit politikë/ Rama mbërrin në Vilën Qeveritare, Policia blindon zonën
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vilën Qeveritare, ku në orën 18:00 do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat.
Takimi ishte planifikuar fillimisht në selinë e PS-së, por u zhvendos për shkak të thirrjeve për protestë pranë selisë socialiste. Në zonë janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa përreth Vilës Qeveritare është vendosur një perimetër policor.
Takimi vjen pas mbledhjeve dyditore në Pogradec dhe mbledhjes së qeverisë të zhvilluar dje. Në fokus pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027 dhe puna e drejtuesve politikë në zonat e tyre elektorale.
Gjatë takimeve me strukturat e PS-së pritet të prezantohen dokumentet strategjike “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe platforma “Pasqyrë Albania”, e cila synon të mundësojë ndjekjen e ankesave të qytetarëve dhe marrjen e përgjigjeve brenda dy javësh.
KOHA JONË SONDAZH

