Tani e tutje hipni pa frikën më të vogël në autobusët e Unazës!
Në gjithë internetin, ekziston vetëm 1 lajm se autobuzët e linjës së Unazës kanë kamera dhe kondicionerë. Këta të fundit sikur i kemi vënë re gjithnjë e më tepër këto kohë, por për kamerat s’kishim dëgjuar kurrë.
Na lejoni t’ju themi që kamerat kanë qenë përherë aty, thjesht nuk ndizeshin. Pra ç’ndodhte në Unazë mbetej në Unazë dhe e dini mirë se për çfarë po flasim.
Por siç mund ta shihni edhe nga fotot, kamerat janë tashmë të ndezura në gjithë autobusët e pajisur me to.
Që sot e tutje, hipni pa frikë se për çdo incident keni kamerat dëshmitare…le të shpresojmë të paktën.

