“Të kam fiksim keq fare”, arrestohet 47 vjeçari që përndiqte prej kohësh adoleshenten (Emri)

Një 47 vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pas akuzave të përndjekjes së një adoleshenteje.

Roland Vrapi, ra në prangat e policisë, pas kallëzimit që i bëri në polici një 17-vjeçare. Adoleshentja me inicialet S.N. akuzoi Vrapin se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme. Burime për “BalkanWeb” se vajza ka thënë para bluve se burri 30-vjet më i madh se ai i thoshte: “Të kam fiksim keq fare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialsitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Roland Vrapi, 47 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallzimit të shtetases S.N, 17 vjeçe, se në mënyrë të vazhdueshme përndiqet nga shtetasi i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?