Të shtëna me armë në Tiranë, tentohet të vritet një person

Një tentativë vrasje ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë.

Sipas policisë, është qëlluar me armë zjarri një person i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet pararake të kryera dyshohet se i plagosuri u qëllua nga një motor në lëvizje, me të cilën udhëtonin dy vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?