Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, i plagosur rëndë 20-vjeçari. Ja emri
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 20:05
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Vaun e Dejës.
I plagosuri është Emiljano Zefi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
I riu ka marrë një plumb në kofshë, por duke qenë se lidhet me artieren nuk ka shumë siguri për jetën.
Policia e Shkodrës thotë po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

