Tensionet Turqi-Greqi, Erdogan: I hapur për takim me Mitsotakis

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u shfaq i hapur në lidhje me një takim të mundshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në kontekstin e dialogut dypalësh që Greqia dhe Turqia po fillojnë. Teksa largohej nga një xhami për lutjet e së premtes, Erdogan u shpreh se në të gjiha takimet me liderët europianë kur i është kërkuar që të takohet me palën greke dhe kryeministrin Mitsotakis, përgjigjja e Ankarasë ka qenë pozitive.

Bisedimet janë zhvilluar midis ministrave të jashtëm, tha ai, duke shtuar se edhe kontaktet eksploruese mund të fillojnë. “Ose përmes delegacioneve përkatëse ose më vonë mund të takohem me kryeministrin e nderuar,” -tha Presidenti turk. “Ne mund t’i ndërmarrim këto hapa. Zhvillimet po shkojnë drejt këtij hapi”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?