Tentoi të përdhunojë adoleshenten në Kamzë, në kërkim i riu nga Lezha
Një 29-vjeçar është në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 22-vjeçare në Kamzë.
Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në komisariatin numër 2 të policisë, në kryeqytet.
Siç bëjnë me dije burime nga policia, vajza ka thënë se, 29-vjeçari Xh.G., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të në Kamzë. Dhe e gjitha, ka sipas 22-vjeçares I.R., ka ndodhur pa dëshirën e saj.
Pas dëshmisë së vajzës, policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Xh.G., i cili rezulton banues në Lezhë.
Materialet hetimore në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

