Tërmet në veri të Shqipërisë dhe në kryeqytet
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në veri të Shqipërisë. Por tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, në zonat periferike. Tërmeti mësohet se është ndjerë në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe zona të tjera.
Sipas qendrës Europiane të Tërmeteve epiqendra ka qenë në Mal të Zi, 64 kilometra nga Podgoriaca dhe 25 kilometra nga qyteti i Pejës në Kosovës.
Raportohen 3 lëkundje të forta. E para 5.2, e dyta 5.1 dhe e treta 3 shkallë rihter.
Lëkundjet më të forta janë ndjerë në qytetin e Pejës.

Të dhënat e Qendrës Europiane të Tërmeteve, EMSC

