Tërmetet nuk na e lanë gjumin të qetë, lëkundje të fuqishme gjatë natës

Shënohen sërish lëkundje tërmeti, gjatë natës, që lamë pas. Lëkundjet më të fuqishme u shënuan në orën 00.49, me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra ishte në detin Adriatik, në 17 kilometër distancë nga Shijaku.

Në orën 03:51 të mëngjesit të kësaj të premteje, është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës rihter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lëkundje e ka pasur epiqendrën 9 kilometër në verilindje të Lezhës, në 26 kilometër thellësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në vijim ka pasur edhe lëkundje të tjera, por me intensitet më të ulët.

Tërmeti i parë goditi vendin paraditen e kësaj të mërkure, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?