Thasë me kanabis drejt Maqedonisë, arrestohet 25-vjeçari në Tushemisht
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 20:20
Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga policia shqiptare pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt Maqedonisë përmes kufirit këmbësor.
Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, të cilat u sekuestruan nha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.

