The New Yorker: Janë më budallenj britanikët apo amerikanët?
Revista amerikane “The New Yorker” ka ironizuar me vendimin e britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian.
“Britanikët e humbën të drejtën të thonë se amerikanët janë më budallenj se ata”, shkruan revista e njohur.
Ajo shkruan më tej se ata ende nuk i njohin pasojat e vendimit që kanë marë.
“Në gjithë Britaninë e Madhe qytetarët festonin fitoren e euroskeptikëve për largimin nga BE, duke humbur kështu të drejtën për të thënë se amerikanët janë më budallenj. Sipas Alistair Dorrinson, një pronar pubi në Londrën Veriore : Britanikët kanë bërë një dëm të pariparueshëm për sportin e tyre më të madh kombëtar, trajtimin e amerikanëve si më budallenj”.
Dorrinson bën edhe një batutë tjetër për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Është një ditë e errët për kombin tonë. Por gjithsesi ka ende shpresë. Shpresoj që në nëntor, kur të mbahen zgjedhjet presidenciale, amerikanët të tregohen edhe një herë tjetër më budallen se ne”.

