Theu urdhrin e mbrojtjes dhe i shkoi të ish-të dashurës në shtëpi, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar nga Korça nuk e ka pranuar ndarjen nga ish-e dashura e tij ndaj  i ka shkuar në shtëpi edhe pse ajo kishte urdhër-mbrojtjeje. Pavlo Veis ishte i dehur në timon në momentin kur Policia e Korçës e ka arrestuar në lagjen nr.7.

Njoftimi i Policisë: 

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.01.2018, ky shtetas në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij shtetases B.B, 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe më pas është larguar me mjetin tip “Nissan” me targa greke ZMP5199. Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë në lagjen nr 7 në Korçë, ku është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?