Thirrja e shkrimtarit të njohur për ish-kryeministrin: Mbroni TK nga mafia

Shkrimtari i njohur shqiptar, fitues i çmimeve evropiane, Rudi Erebara i është bashkuar artistëve në betejën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Erebara ka bërë një thirrje të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha për të mbrojtur këtë vepër nga mafia.

Vetëm një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë me mazhorancë socialiste të drejtuar nga Edi Rama, miratoi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për shembjen Godinës së Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Rudi Erebarës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zotit Sali Berisha,

Swiss Digital Mobile Reklama

I nderuar, ish-president, ish-kryeministër i Shqipërisë. Jeni në dijeni të përpjekjes së mafies në pushtet për të shembur Teatrin Kombëtar, ku herën e fundit jemi takuar bashkë në shfaqjen ‘Shtrigat e Salemit’ të Arthur Miller, vënë në skenë për mrekulli nga trupa e këtij teatri, nën regjinë e Spiro Dunit.

Unë isha aty, thjesht se përktheva veprën e autorit.

Duke qenë se kulisat gjithmonë i kam urryer, kam përshtypjen po aq sa edhe ju, marr guximin, siç do të thoshte ‘Ushtari i Mirë Shvejk’, përkthyer nga babai im, Gëzim Erebara dhe miku i tij Tonin Bushati, t’ju ftoj, të Mbroni Teatrin Kombëtar nga mafia, si një qytetar edhe artdashës i shquar.

Rudi Erebara, piktor, shkrimtar, përkthyes

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?