Tirana pa drita, linja e energjisë qëllohet me armë zjarri
Tirana ka kaluar në një tjetër shkëputje energjitike mbrëmjen e djeshme për afro 20 minuta, pas shkëputjes prej 40 minutash të ndodhur në natën e ndërrimit të viteve.
Duket se edhe këtë radhë shkak është bërë sulmi me armë zjarri nga faktorë të jashtëm i linjës 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve.
Ngjarja mbetet ende për tu zbardhur ndërsa shenjat e plumbit në telat përcjellës ngrejnë dyshimin se kemi të bëjmë sërish me sulm me armë zjarri.
Në OST mësohet se ka denoncuar sërish në komisariatin nr 4 rastin, çka ka rritur dyshimet se kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm sabotimi.

