Tiranë, makina përplas motorin tek “Asllan Rusi”, dy të plagosur (VIDEO) (21:55 , 09/06/2017)

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e pasdites së ditës së sotme në kryeqytet.

Një makinë ka përplasur motorin në pallatin e sportit “Asllan Rusi” pranë Zogut të Zi në Tiranë. Burime për BalkanWeb bëjnë më dije se në aksident ka 2 të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore dhe ambulancat që kanë shoqëruar të plagosurit menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende shkaku i aksidenti dhe gjëndja e të plagosurve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?