Tiranë, zjarr në një banesë, humb jetën 85 vjeçari

Zjarr në një banesë në Tiranë i ka marrë jeten një të moshuari në moshën 85 vjeçare. Ai jetonte i vetëm në banesë dhe ngjarja ka ndodhur reth orës 6. Shtepia e të moshuarit është në rrugen Frosina Plaku  dhe ai u asfikasu nga tymi i zjarrit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: me datë 05.01.2018, rreth orës 06:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banes në rrugën ” Frosina Plaku”, ka rënë zjarr. Menjëher në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikses, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?