Tjetër pajisje përgjuese në Rinas, ndalohet greku Iraklis Dragounis

Sërish pajisje përgjimi në Rinas. Pas rastit të shtetasit izraelit që u ndalua pak muaj më parë, sërish në Rinas është kapur një shtetas i huaj i cili tentonte të kalonte një pajisje përgjuese.

Mësohet se shtetasi i huaj i ndaluar nga blutë e Rinasit është greku Iraklis Dragounis, me profesion inxhinier ndertimi.

Ky i fundit po dilte nga Shqipëria dhe kishte me vete një objekt të dyshimtë, që i ngjason një pajisje përgjimi, e njëjtë me atë që ju gjet shtetasit izraelit disa javë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi grek Irakli Dragounis është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje, ndërkohë pajisja është sekuestruar nga prokurorët dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet i kanë bllokuar pasaportën shtetasit grek dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri sa të zbardhet kjo ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?