Tjetër paralajmërim, ja çfarë do të ndodhë me tokën më 1 shtator

Më një shtator toka do të ketë një ‘takim’ të ri me një trup qiellor. Bëhet fjalë për asteroidin 3122 Florence, një prej më të mëdhenjve që i afrohet planetit tonë. Megjithatë ai nuk është i rrezikshëm. Me një diametër prej 4.4 kilometrash, asteroidi do të kalojë rreth 7 milionë kilometra larg tokës, me saktësisht 18 herë sa distanca e tokës me hënën.

Por ky do të jetë vetëm takimi i parë, pasi në tetor, një tjetër asteroid 2012 TC4 do t’i afrohet planetit tonë. Veçantia e 3122 Florence qëndron tek masa e tij.

Siç bëjnë të ditur ekspertët e NASA-s, edhe pse shumë asteroidë kanë kaluar më pranë tokës, ata kanë pasur dimensione më të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Florence është asterodidi më i madh që i afrohet kaq shumë tokës, që kur ka hyrë në funksion programi i NASA-s për gjurmimin e këtyre objekteve. Fenomeni do t’i japë mundësinë shkencëtarëve ta studiojnë atë më nga afër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?