“Tony Montana” në burg, mbante me dhunë një vajzë si prostitutë

Gjykata ka caktuar dënimin me burg për shtetasin Filip Shtjefni, i njohur ndryshe me nofkën “Tony Montana”. Shtjefni, 49-vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë, akuzohej për “ahfrytëzim prostitucioni”,  “mbajtje e ambienteve për prostitucion”,”shkaktim i vetëvrasjes”.

Këto akuza janë pasi mbante me dhunë një vajzë në lokal që e shfrytëzonte si prostitute. Vajza ka tentuar edhe të vrasë veten, pasi është hedhur nga dritarja.

Gjykata ka dënuar me dy vite burg Filip Shtjefenin së bashku me  Lula Markun, 47 vjeç, banuese në Lezhë, e cila u arrestua në kuadër të operacionit “Montana”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme, për dokumentimin e këtij rasti, rezultoi se dy shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lokal në qytetin e Lezhës, të cilin e përdornin si mbulim për shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzonin E.M.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?