Topalli: Jam kundër bashkëqeverisjes Basha-Rama

Pjesë nga debati te Ylli Rakipi.
Topalli: Unë jam e bindur se kjo është lista provave të Bashës, ku Sali Berisha ka zero ndikim. Unë skam pasur kurrë grupe në jetën time, unë skam mendime, por kam qëndrime. Takimet janë të braktisura nga qytetarë nga strukturat e Partisë Demokratik. Ka braktisje sot në Shkodër, braktisje totale. Unë refuzoj të këtë një etiketim që Basha është një lodër në dorën e Berishës. Z. Basha i kam qenë në zyrë pak herë dhe i kam thënë bëj kujdes, sepse po zhbëhen struktuturat dhe i kam thënë përpiqu të gjejë personalite në komunitet. Unë gjërat i kam thënë në grup, por ka pas edhe biseda konfidenciale, gjithsesi unë Bashës ja kam thënë në zyrë, mua smë ka në krah dhe as në bojkote dhe as në përplasje në ditën e votimit. As në perceptimin që PD mund të ishte anti-perëndimore. Prandaj unë i kam thënë hapur, dhe pastër, dhe Berishës i kam thënë çfarë mendoj për Z Basha. Basha duhet ta kishtë rrëzuar Ramën gjatë katër viteve. Por duhet ta kishte rrëzuar, por ta kishte seriozisht. 18 shkurti ishte mesazh i mirë, por Basha s’diti ta lexonte, prandaj ai ka borxhe të mëdha ndaj shqiptarëve.
 
 
Topalli: Unë jam kundër çdo bashkëqeverisje midis Bashës dhe Ramës, po të isha në parlament s’do e votoja kurrë.
 
Bushati: Kjo është një nga arsyet pse nuk jeni në listë
 
Topalli: Unë do të vazhdoj të jem në politikë, do vazhdojë të flas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?