Trafikonin drejt Greqisë 31 kg kanabis, arrestohen shqiptari dhe rumuni
Një shqiptar dhe një rumun janë arrestuar nga policia greke në afërsi të Janinës gjatë tentativës për të trafikuar drogë drejt shtetit grek.
Ata po udhëtonin me një mjet që drejtohej nga shtetasi rumun.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 30.9 kg kanabis në një çantë udhëtimi.
Policia thotë se rumuni e kishte marrë me qera makinën në një firmë greke.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, makinën, 4 celulare dhe 250 euro.

