Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për incidentin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar rrethanat.

Në vend është konstatuar shtetasi me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk janë të qarta rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyra se si ka ndodhur rënia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim, ndërsa paraprakisht ngjarja është trajtuar si një rënie aksidentale në terren të thepisur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?