Tragjedi për familjen nga Kruja, gjejnë djalin të varur në pemë

Tragjedi për një familje nga Kruja, që ka humbur djalin e shtëpisë në një mënyrë të dhimbshme.

Viktima është një 21-vjeçar, i cili ka alarmuar prindërit pasi ishte larguar pa asnjë gjurmë. Por, gjetja e tij ka sjellë edhe lajmin tragjik për familjen nga fshati Nikël në Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, një ditë më parë, rreth orës 17 të pasdites, R.F. është gjetur i varur në një pemë në malin e Krujës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet e para zbulojnë se ai është vetëvarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet lidhur me rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike dhe zbardhjen e shkaqeve që e shtynë të riun të ndërmarrë veprimin fatal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?