Tragjike, 8-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit në Korçë
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 11:45
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës ku një fëmijë 8-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një pallati.
Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 10. Mësohet se fëmija 8- vjeçar , identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në gjendje të rëndë.
Fëmija po luante me një shokun e tij dhe ka rënë aksidentalisht në shkallët e brendshme të pallatit. Ai është transportuar me urgjencë nga familjarët në spitalin e qytetit.

