Tragjike në Durrës, fëmija mbytet në një gropë uji
Aktualitet E Premte, 13 Gusht 2021 03:28
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.
Sipas burimeve bëhet e ditur se një fëmijë është gjendur i pajetë nga familjarët në Shëna Vlash të Durrësit.
I mituri ishte larguar nga shtëpia pa lejen e prindërve, ndërsa u gjet i pajetë në një gropë uji.
Paraprakisht mësohet se ai është djalë, i moshës 12 vjeçare.
Ndërsa policia e Durrësit po punon për sqarimin e rrethanave.

