Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetëror”

Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetëror”

Aktualitet
E enjte, 29 Tetor 2026 15:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, duke bërë të ditur se urdhri është klasifikuar “sekret shtetëror” dhe se për lëvizjen është njoftuar edhe prokuroria. Sipas njoftimit, transferimi u krye për arsye sigurie dhe për mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare. Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj u vendos fillimisht në sektorin e observimit më 28 tetor, ndërsa një ditë më pas, pas vlerësimit individual, u sistemua në institucion. Drejtoria bëri të ditur gjithashtu se nga 16 deri më 27 tetor janë kryer 24 transferime të tjera, në përputhje me kuadrin ligjor.

Njoftimi i plotë

Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës. Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vijim të transferimit e të paraburgosurit E. V. në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera.

Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin E.V në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.

Mund t'ju interesojë

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 3 orësh
Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Para 3 orësh
GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

Para 3 orësh

Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit E. V., është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar.

Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur.

Lexoni edhe:

”E rrëmbyen dhe e paketuan për një postim në Facebook”, PD dhe PS mbrojnë Erion Veliajn në Këshillin e Tiranës

Erion Veliaj nis ”grevën” e urisë brenda qelisë

Me djalin e vogël në krah Ajola Xoxa, shkon të takojë Veliajn në burgun e Fierit

Veliaj izolohet në burgun e Fierit/ TRAZOHET PS-ja! Çuçi i drejtohet ministrit Gogu: Jep dorëheqjen

Etiketat e lidhura

burgFierministria e drejtesiseVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 3 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 3 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 3 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 3 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 5 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 7 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.