Transporti i udhëtarëve, ”Task-Forca” ndëshkon 160 subjekte për shkelje të rënda

Intensifikohen kontrollet në linjat e transportit të udhëtarëve, “Task-Forca” e Transportit Rrugor ndëshkon 160 subjekte në kundravajtje me ligjin. “Task Forca” e Transportit Rrugor, bën me dije se ka intensifikuar punën me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në mjetet e transportit të udhëtarëve, goditjen e paligjshmërisë dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, në respektim të të drejtave ndaj operatorëve të ligjshëm që punojnë me këto linja.

Aksioni në terren i “Task-Forcës” në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit, si dhe për të krijuar një panoramë sa më të qartë, sa i takon situatës në të gjithë vendin. Që prej fillimit të muajit prill, “Task-Forca” e Transportit Rrugor, ka ndërmarrë disa operacione blic, të cilat janë shtrirë në akset kryesore kombëtare dhe në terminalet me fluksin më të lartë të trafikut. Subjekt i këtyre kontrolleve kanë qenë operatorët e linjave të transportit të udhëtarëve, si rreth-qytetas, ndërqytetës dhe ndërkombëtar.

Nga kontrollet e ndërmarra deri më tani, rreth 160 subjekte janë konstatuar me shkelje të rënda, kryesisht, “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste me mungesë dokumentacioni. Për të gjitha këto subjekte janë marrë masa përkatëse administrative. Kontrollet nga ana e “Task-Forcës” të Transportit Rrugor, do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim, si rregullator i konkurrencës së pandershme, për rritjen standardeve të shërbimit dhe komoditetit të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aksion ka ardhur pas udhëzimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila pak javë më parë thirri në një takim përfaqësuesit e transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar që operojnë në vendin tonë. Në këtë takim ministrja u njoh me shqetësimet e tyre dhe i siguroi se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje. Ministrja garantoi se do të ketë një rregullim të operimit të linjave të transportit publik, duke theksuar se në fokus të kësaj ndërhyrjeje është goditja e paligjshmërisë në sektor, eliminimi i konkurencës së pandershme dhe ofrimi i një shërbimi cilësor për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?