Transportonte me kamionçinë klandestinë sirianë drejt Kakavijës, pranga lazaratasit

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm klandestinësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë dije se Mato Proko, banues në fshatin Lazarat, u kap në aksin rrugor të fshatit Poliçan duke transportuar me kamionçinën 6 sirianë, përkundrejt fitimit.

Fill pas ndalimit, shtetasit sirian janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?