Transportonte refugjatë, arrestohet DJ Cherry. Ishte shpallur në kërkim
Pjesë e rrjetit të transportimit të refugjatë brenda territorit shqiptar, del të jetë edhe DJ Cherry, i njohur nga emisioni ”Zonë e Lirë”. Ai është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi transportonte kundrejt fitimit emigrantë për kalimin e paligjshëm të kufirit.
38-vjeçari ishte në kërkim nga policia e Gjirokastrës që prej 20 qershorit të këtij viti. Kola nuk iu bind urdhërit të policisë duke e braktisur më vonë makinën në fshatin Mashkullorë.
”Ardian Kola më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës”.

