Tre mjekë procedohen për vdekjen e adoleshentes në spitalin Continental

Policia i ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës për tre mjekë të spitalit privat “Continental” në Tiranë, ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa.

Në procedim penal janë mjekët, Jovan Polizol Kosta, Moeibus Gehart Ulf dhe Tefik Zhurda. Dy mjekët e parë janë shtetas që jetojnë përkatësisht në Janinë dhe Athinë.

Ndërsa Zhurda, është mjeku anestezist i cili tentoi vetëvrasjen duke injektuar preparat lënde anestezie.  Gjëndja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 16 vjeçares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërhyrja kirurgjikale në gju rezultoi fatale për adoleshenten Blerta Pepa në një spital privat në Kreqytet, mesnatën e së hënës.

Prindërit e 16 vjecares akuzojnë mjekët për neglizhencë.

Nga ana e tjetër përmes një reagimi spitali sqaroi se komplikacioni ka ndodhur si pasojë e hipertermisë malinje, që është gjenetike dhe shfaqet vetëm në rastin e injektimit të anestizë.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?